Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me shënimin e Ditës së Evropës, duke u shprehur se nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova, transmeton Fol Drejt.
“Nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë dëshmi për vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona.”, është shprehur Haradinaj.
“Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës.
Urime Dita e Evropës!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/