Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në Kosovë rreth targave, duke thënë se pa zgjidhje për veriun, situata është keq dhe drejt eskalimit.
Në një postim në facebook, Haradinaj ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi në kohë i kërkesës amerikane.
“Të dashur qytetarë,
Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit.”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Fol Drejt.