Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se pajtimi për pranimin e propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj është shprehur se marrëveshja është pranimin faktik të pavarësisë së Kosovës.
“Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.
Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!”, ka shkruar Haradinaj në facebook./FolDrejt/