Daut Haradinaj ka përkujtuar 33-vjetorin e pajtimit dhe përmbylljes së hasmërisë në Llukë të Deçanit, duke konsideruar se kjo i hapi rrugë unifikimit mbarëkombëtar, transmeton Fol Drejt.
“Para 33 vitesh, kombi shqiptar u bashkua në Llukë te Deçanit për ta mbyllur plagën e hasmërisë, dhe për t’i hapur rrugë unifikimit mbarëkombëtar.
Kam qenë fëmijë, ku bashkë me Shkëlzenin e shumë të tjerë, mora pjesë në këtë tubim. Edhe pse nuk kuptoja shumë se çfarë po ndodhte, ajo prezencë mbetet e pashlyer në memorjen time, ashtu siç mbeti në memorjen e historisë sonë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Nderime të përjetshme atyre që e organizuan dhe gjithë atyre që e shtrinë dorën e pajtimit!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/