Haradinaj ka njoftuar se ka përfunduar takimin me Gabriel Escobar dhe ambasadorin Hovenier.
Me anë të një postimi në facebook, Haradinaj ka treguar se kanë diskutuar rreth zhvillimeve në vend, prej nga ka vlerësuar se Escobar dhe Hovenier janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.
“Besoj se ky angazhim serioz 🇺🇸 do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.
Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep”, ka shtuar tutje Haradinaj./FolDrejt/