I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Haradinaj me këtë rast është takuar me krerët e OVL – UÇK-së, transmeton Fol Drejt.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen” – ka shkruar ndër të tjera Haradianj.
Ai nuk e ka lënë pa e përmendur çështjen shumë të diskutueshme të listave të rrejshme:
“Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh. Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat.”
Ky është postimi i tij i plotë:
Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë.
Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen.
E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh.
Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat.