Në qershor kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u thirr nga Gjykata Speciale në Haagë. Ai refuzoi të përgjigjet, kurse në intervistën dhënë prestigjiozes Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai tregon se pse ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit në 2005.
Në 2005 ndaj Haradinaj ka pasur aktakuzë, kurse tani ka vetëm ftesë për t’u marrë në pyetje. “Megjithatë, edhe si i dyshuar për aktakuzë nuk dua të shkoj në Haagë si kryeministër. Nuk kam dashur t’ia ndarkojë këtë mesele shtetit dhe popullit tim,” tha Haradinaj rreth dorëheqjes së parakohshme, përcjell foldrejt.com.
Interesant se Haradinaj ka treguar se pyetjet që i ngarkoheshin nga Gjykata Speciale ishin rreth themelimit të UÇK dhe “përvojat e mia këtu.” Ndonjë akuzë specifike nuk ka pasur kundrejt Haradinajt.
Haradinaj e pranon tërthorazi se thirrja nga Gjykata Speciale mund të jetë si presion i Komunitetit Ndërkombëtar, për liderët shqiptarë të cilët nuk janë të dëgjueshëm. Por më tutje, kryeministri në detyrë ka shtuar se ia ka bërë të qartë Uashingtonit dhe Europës se shkëmbimi i territoreve është i dëmshëm për rajonin dhe se për këtë ka qenë i detyruar të vendosë taksën 100 përqind “derisa Serbia të njohë Kosovën.” Kjo pavarësisht se administrata Trump e mbështet shkëmbimin e territoreve.
Në fund Haradinaj tha se kurrë asnjë dëshmitar nuk është vrarë, torturuar ose frikësuar që të mos dëshmojë kundër tij. Të gjitha këto shpifje janë të pavërteta dhe se kjo është dëshmuar edhe nga Gjykata e Haagës në 2011./Foldrejt.com