Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka kryer punë sa mund të bëjë për mësimdhënësit dhe tash presin vendimin e SBAShK-ut.
Ai madje ka thënë se nuk ka çka të bëjë më, derisa ritheksoi se orët e humbura duhet të kompensohen.
“Ne e kemi kryer atë që një qeveri e vendit ka pas mundësi ta kryej, atë që nuk kanë besuar as ata që mund ta kryejnë. Tani është çështje e gjykimit të sindikatave si duan të veprojnë, unë i kam bërë thirrje që mos të vonohen por një gjë duhet ta kemi parasysh se nuk guxojmë t’i lajmë të pa konpensuara, pra është e dhimbshme që do t’i shkon gjithë vera duke i kompensuar orët. Ata e kanë më mirë me u kthy tash dhe nuk kam më shumë çka bëj“, ka thënë ai.
Ai ta se pret vendimin e sindikatave dhe e vërteta është se po pësojnë fëmijët dhe familjet e vendit.