Kryeatari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikim të raportit nga Freedom House, i cili tha se Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi janë përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.
Haradinaj tha se ka punuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
“Dua t’ju siguroj se edhe si kryeministër, por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ish-kryeministri tha se do të vazhdojë t’i bëj opozitë qeverisë së tanishme.
“Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj qeverie t’i bëj opozitë, duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, u shpreh tutje Haradinaj.