Pas rastit të sotëm tragjik, ku mbeti e vrarë një 35-vjeçare shtatzënë, ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur këtë vrasje akt të shëmtuar dhe qyqar që sipas tij kundërshton traditën tonë shqiptare.
Kështu u shpreh Haradinaj përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.
Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.
Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.
Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj./FolDrejt/