Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj ka deklaruar se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan.
Ai tha se të rënët do të kujtohen dhe nderohen nga shtëpitë, me respekt e krenari.
Haradinaj shtoi se dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia që nuk harrohet kurrë.
“Duke parë gjendjen në të cilen po kalojmë për shkak të COVID-19, duhet të ju njoftojmë që nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan. Do i kujtojmë dhe nderojmë nga shtepitë tona, me respekt e krenari”, shkroi Haradinaj në Facebook.