Ramush Haradinaj ka vizituar shtëpinë muze të Ukshin Hotit, në përvjetorin e 23 të zhdukjes së tij, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka lavdëruar kontributin e Hotit, duke e çmuar lart atë.
“Të përulur me respekt, në shtëpinë muze të Ukshin Hotit, kujtojmë intelektualin, kryengritësin, rrezatuesin mbi injorancën dhe zërin moral të shoqërisë shqiptare” – ka shkruar ndër të tjera Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë: