Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën në Burgun e Dubravës, të ndodhur rreth 23 vjet më parë, transmeton Fol Drejt.
“22 maji 1999, gjithashtu kujtohet për dhunën e gjakatarëve, që kaploi dhe qytetin e Vushtrrisë, në tentim të zhdukjes së qenies shqiptare. Edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara deri në detaje, askush ende nuk është gjykuar. Dhembja për të rënët është e madhe, e mos-vendosja e drejtësisë vetëm se mban të freskëta plagët e shpirtit” – ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së, shtoi se shteti serb edhe më tutje refuzon të përgjigjet për krimet e bëra në Kosovë, duke e mohuar të vërtetën.
“Rruga deri te liria ishte e vështirë dhe me shumë sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet, e Kosova vazhdon betejën për të vërtetën” shkroi Haradinaj.
Masakra e Burgut të Dubravës është kohë lufte e vrasjes së të paktën 99 të burgosurve shqiptarë të Kosovës dhe e plagosjes së rreth 200 të burgosurve në burgun e Dubravës, në veri-perëndim të Kosovës më datat 22-24 maj 1999./FolDrejt/