Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Ambasadorin Weidinger, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese”, ka shkruar Haradinaj në një postim në facebook./FolDrejt/