Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pritur në takim përfaqësues të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në krye me Agim Rexhepin.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në facebook, ku ka bashkëngjitur edhe fotografi nga takimi, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj gjatë këtij takimi ka shprehur mirënjohjen për punën vullnetare të kësaj shoqate, e cila përmes aktiviteteve të ndryshme promovon miqësinë dhe vlerat e përbashkëta që ka Kosova me SHBA-të./FolDrejt/