Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hasim Haradinaj, në ditën e tretë me radhë ka dëshmuar para trupit gjykues në Hagë. Ai u tha prokurorëve se për dosjet që ia dërguan në zyrë, e vunë në kurth.
I ashpër ai u tregua edhe kur në sy i tha trupit gjykues se nuk e njeh si institucion. Madje, deklaroi që këta nuk e lanë drejtësinë vendore të merret me dosjet që këtij i shkuan në zyrë.
Në këtë seancë ishte paraparë që të merrte pjesë edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, por kjo nuk qe e mundur për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.