Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’i mbrojnë të drejtat e veteranëve, transmeton Fol Drejt.
Sipas Haradinajt, veteranët e duan shtetin, nuk janë kundër Kosovës, e duan Kosovën, por edhe institucionet duhet ta duan Kosovën.
“Në këtë diskutim mbizotëroi tema e së drejtës se veteranëve padrejtësia që iu është bërë, është shqetësim i të gjithë neve. Pra, për qëndrimet të cilat i kam cilësuar thikë pas shpine të kësaj qeverie, ndaj dy vlerave aleanca me NATO-n dhe vlerat tona të lirisë”, është shprehur Haradinaj në konferencën për media pas diskutimit me organizatat e dala nga lufta.
“Nga kjo tryezë bëhet thirrje të mos lejohet kurrë që veterani, ai që e ka mbrojtur popuyllin në kohën e rrezikut më të madh që tani ai vet ta mbrojë të drejtën e vet, duhet t’i mbrojmë të drejtat e veteranëve për një statut të dinjitetshëm”.
“Veteranët e duan shtetin, nuk janë kundër Kosovës, i duan institucionet e Kosovës, por edhe institucionet duhet ta duan Kosovën. Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti dhe deputetët duhet t’i mbrojnë të drejtat e veteranëve, edhe unë do ta mbrojë, por jo duke shkatërruar shtetin tonë”, ka shtuar më tej Haradinaj.