Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se majtizmi ekstrem po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara.
Haradinaj rënditi disa arsyeje duke treguar se cila është qeveria Kurti sipas tij, duke u bazuar në disa vendime.
Postimi i plotë:
Kjo është qeveria Kurti:
– Mbushja shpejt e arkës dhe shterimi i burimeve
– Frikësimi i kapitalit vendor, nxjerrja jashtë e tij dhe si rezultat ulja e investimeve.
– Armiqësimi me sektorin privat dhe si rrjedhojë thellimi i mosbesimit të tyre dhe mospërkrahja nga ana e tyre e qëllimeve ekonomike
– Lufta kundër UÇK-së, e zhvilluar si luftë ndaj pushtetit të keq të dy dekadave, e që si pasojë ka zbehjen e patriotizmit dhe të ndjenjave atdhetare për shtet.
– Në politikë të jashtme, i frikësuar nga dialogu dhe i frikësuar nga Amerika.
– Në siguri dhe rend publik, improvizime dhe lëvizje eksperimentale, kryesisht populiste, përfshirë edhe luftën kundër krimit.
– Politizim i iniciativave ligjore me agjendë partiake.
– Mosimplementim i pavarësisë energjetike dhe faturimi i energjisë në Veri, si rezultat pagesa e dhjetëra milionave për rrymën e shpenzuar në Veri.
– Refuzim dhe dëmtim i mundësive investive në energji, i projekteve si Kosova e Re, Contour Global 500 MË dhe Gazsjellësi Amerikan me 200 milionë dollarë falas.
– Zhytja në korrupsion përmes tenderomanisë, pra tenderë njëburimor, dhënia e punëve punëdhënësve të mëhershëm, i pasuar me familjarizëm, pra punësime të familjarëve në poste kyçe, e pastaj politizim i bordeve të kompanive. E gjitha kjo në funksion të një lidhjeje të shkurtër për korrupsion dhe veprime joligjore, e që janë alarm për Kosovën.
– Sulmet e ulëta nga militantët imagjinarë në internet, të paguar me parat e buxhetit të popullit, e tregojnë fytyrën e kësaj Qeverie. Të gjitha këto sulme vijnë si rrjedhojë e mungesës së vizionit dhe të pafuqisë me veprim qeverisës.
– Mosbuxhetimi dhe mosmiratimi i ligjit të pagave dhe lufta kundër sindikatave, poashtu është alarm në vete.
Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!
RH