Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka ngritur lart punën që ka bërë Latifi, duke e cilësuar për transparencë dhe efikasitet në qeverisje.
“Institucionet më kredibile, si vendore e ato ndërkombëtare tanimë vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Smajl Latifi, në transparencë dhe në efikasitet në qeverisje. Kjo performancë e mirë në qeverisje nuk është rastësi, pasi që Rahoveci shquhet për traditën dhe njerëzit e saj të devotshëm ndaj punës.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Sot, kisha nderin që të takoj kryetarin Latifi dhe ekipin e tij të suksesshem, të cilët po na bëjnë krenarë me sukseset e arritura, duke dhënë shembullin e një qeverisjeje të mirë në dobi të qytetarit.”, është shprehur ai tutje./FolDrejt/