Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri, shkruan Fol Drejt.
Haradinaj kishte një kërkesë edhe për qeverinë serbe, prej të cilës kërkoi që të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare.
Ai apeloi edhe tek BE-ja dhe SHBA-të që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
Në fund, Haradinaj tha se paqja është e paalternativë dhe se Kosova e Serbia duhet të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë. /FolDrejt/