Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook duke iu drejtuar Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë ndër të tjera se shteti nuk mbahet me “vitra”, transmeton Fol Drejt.
“Shteti nuk mbahet me “vitra”
Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.
Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë.
Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”, u shpreh Haradinaj./FolDrejt/