Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Skender Çeku në 25-vjetorin e rënies së tij, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj ka thënë se personaliteti i Çekut gërshetonte të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar.
“Vizionar, strateg e udhëheqës, personaliteti i Gjeneralmajor Skender Çekut, gërshetonte të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar.
Rënia e tij, njëzetepesë vjet më parë, ishte humbje e madhe, por emri i tij u nderua nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftë deri në çlirim.
Gjeneral Skender Çeku, faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut.”, është shprehur Haradinaj për Çekun./FolDrejt/