Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se të martën do të udhëtojë për në Hagë.
“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë të hënën Haradinaj. Përndryshe të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar. Ai dyshohet për krime gjatë Luftës së Kosovës, edhepse dyherë nga Gjykata e Haagës është shpallur i pafajshëm./Foldrejt.com