Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home INTERVISTA

Haradinaj-Stublla: Presim nga Gjermania të finalizojë çështjen e vizave

5 vjet më parë
in INTERVISTA, KRYESORE, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në një intervistë ekskluzive për DW, ministrja e jashtme e Kosovës flet për pritshmëritë ndaj Gjermanisë, dialogun Serbi-Kosovë dhe procesin e njohjes reciproke të patentave me Gjermaninë.

Deutsche Welle: Zonja Haradinaj, cilat janë pritmëritë e Kosovës ndaj Gjermanisë, si kryetare e radhës së BE-së? 

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Meliza Haradinaj-Stublla: Kosova ka pritshmëri të larta nga presidenca gjermane tani që kryeson Këshillin Europian. Çështja e liberalizimit te vizave kuptohet qe është një temë e vonuar dhe e stërvonuar. Qytetarët me të drejtë presin që Gjermania t’i japë epilogun e duhur kësaj teme. Tani qe kemi edhe një konfirmim nga Komisioni Europian, shpresojmë që këtë muaj do te vendoset edhe në axhendë dhe shpresojmë për një epilog pozitiv. Edhe dialogu me Serbinë është një temë e rëndësishme strategjike për të cilën kemi diskutuar dhe do të diskutojmë me zyrtarët e qeverisë gjermane dhe shpresojmë se Gjermania do t’i ndihmoje dhe zotit Lajčák që ta definojë këtë dialog. Dialogu aktual ka nevojë të definojë kohën, deri kur do të zgjasë dhe cili është epilogu final. Nëse shkojmë në këtë format, i cili është i hapur dhe nuk ka përfundim të qartë, atëherë kjo do t’i konvenojë vetëm Vuçiçit dhe Putinit,  të cilët nuk dëshirojnë një epilog final te dialogut me Serbinë apo çështjes së fundit te mbetur ne Ballkan, qe është ajo e Kosovës dhe Serbisë.

Ju patët takime edhe me sekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë. Kjo ministri ende nuk e ka dhënë zyrtarisht pëlqimin për vizat, megjithëse vitin e kaluar i pat premtuar zotit Haradinaj mbështetje. A ju tha zoti Meyer se cila është arsyeja? 

Ne jemi me fat që kemi pasur atë formatin me qeverinë e parakaluar, pra, me ish-kryeministrin, Haradinaj, ku kemi vendosur themelet e bashkëpunimit në nivel të ministrave të Brendshëm. I kemi adresuar ato çështje të cilat kanë qenë shqetësim për palën gjermane dhe tani, meqë Gjermania kryeson Këshillin, ajo është duke u munduar që në bazë të atij formati, të veprojë edhe me palët skeptike, siç janë Franca dhe Holanda, dhe te ndajë atë eksperiencë të mirë, të cilën e ka pasur me Kosovën vitin e kaluar.

Çështja tjetër, ajo e dialogut. Ju prisni nga qeveria gjermane të përkufizojë afatin kohor dhe qëllimin final.  A keni bërë ju si Kosovë një koncept gati për t’ua prezantuar partnerëve evropianë? 

Ne i kemi definuar parimet, mbi te cilat negociojmë dhe është e qarte qe nuk do te preket integriteti territorial dhe rendi kushtetues aktual i Kosovës. Ne kemi dëgjuar edhe deklarata kontradiktore nga ndërmjetësit dhe i kemi kundërshtuar ato me ngulm. Për ketë kemi konsensusin e plote politik dhe popullor ne Kosovë  dhe kërkojmë që këto parime te përcaktojnë dhe dialogun qe po ndërmjetëson BE dhe zoti Lajčák. Po ashtu, edhe epilogu: Ne negociojmë vetëm për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe ky është një parim i panegociueshem, prandaj ne kërkojmë qe tanimë te gjithë ato dialogë qe kemi pasur përgjatë dekadash dhe ato marrëveshje teknike ekzistuese te implementohen dhe të arrijmë ne epilogun final, i cili është njohja reciproke.

Cili është kompromisi që jeni të gatshëm të bëni ju drejt Serbisë? 

Kosova i ka kryer kompromiset e saj me planin e Ahtisaarit. Serbia ka ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara: të dënojë kriminelët e luftës, të cilët po ikin çdo ditë dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë, të kërkoje falje për të gjitha krimet qe ka bërë dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë ata për krimet e te cilëve nuk është venë ende drejtësia. Po ashtu të ndalë kërcënimet publike që u bën intelektualëve që punojnë për të drejtat e njeriut, por edhe të gjithë atyre që kanë informata për varrezat masive dhe të zhdukurit, të cilët ende figurojnë si të zhdukur 21 vjet pas luftës. Ky është një turp për Serbinë dhe ata do të duhej të ndihen të turpëruar kur ulen para palës kosovare në dialog. Prandaj, njohja reciproke është e kohës. Dhe përfundimisht Serbia duhet të bëjë hapin e duhur, nëse dëshiron të ecë drejt integrimeve europiane, pasi rruga e saj drejt Europës kalon neper Kosovë.

Si presidenti i Kosovës, Vuçiq , ashtu edhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, janë skeptikë ndaj Brukselit. Çfarë mund të bëhet që të rritet besimi ndaj Brukselit? 

Ne jemi me fat si Kosovë që kemi edhe palën amerikane, por edhe palën e BE-së dhe aleatëve te angazhuar në dialogun me Serbinë, prandaj nga ana jonë ka ardhur koha te ulemi e te përcaktojmë bashkë rrugën që kemi përpara, sepse vetëm bashkë, mund të avancojmë me interesat tona te përbashkëta. Kjo do të reflektojë edhe te mënyra se si do të na trajtojë Bashkimi Europian dhe këtu është çelësi, për të cilin duhet të punojmë edhe ne në planin e brendshëm në Kosovë.

Besoni se do të ketë një ndryshim pozitiv në lidhje me politikën ndaj Kosovës, pas zgjedhjeve në SHBA? 

Ne e kemi pasur një ndryshim pozitiv me marrëveshjen e normalizimit ekonomik dhe Kosova është me fat qe gëzon mbështetje nga te gjitha palët politike në Amerikë dhe kjo do të mbetet siç është. Nga presidenti Clinton e te gjithë te tjerët me radhë kanë dhënë shume për Kosovën dhe besojmë që kjo nuk do te ndryshojë edhe në rast se eventualisht do te ndryshojë administrata aktuale.

Ju patët edhe një takim me Zotin Zielke nga ministria e infrastrukturës, për njohjen reciproke të patentë-shoferëve. Cili qe rezultati i kësaj bisede? 

Zoti Zielke njoftoi se kishin pasur një vizite ne Kosovë ne muajin shkurt dhe pastaj ishte parashikuar edhe një vizitë e fundit, ku do te vendosej përfundimisht kjo çështje, por pandemia e ka vështirësuar lëvizjen, por edhe shkëmbimin e vizitave fizike. Prandaj po presim lehtësimin e masave dhe te mundësojmë një vizitë te ardhshme të palës së autoriteteve gjermane. Jemi optimistë dhe nuk do ndalim punën rreth kësaj çështjeje.

Pala gjermane kërkon standarde në qarkullimin rrugor?

Problemi është siguria ne rrugë, por edhe sistemi i lëshimit te patentave. Ky sistem është përmirësuar, prandaj besoj që tanimë mund të përmirësojmë dhe sigurinë në rrugë dhe të ecim përpara, duke adresuar praktikat dhe rekomandimet e autoriteteve gjermane në këtë aspekt.

Pyetja e fundit ka të bëjë me diasporën. Cilat janë pikat kryesore ku do të fokusoheni ju për ta kthyer diasporën në përfitim për Kosovën?

Pa dyshim, diaspora është boshti i të gjithë raporteve të mira që ka Kosova me Gjermaninë. Diaspora ka qenë ministri me vete, por tanimë me qeverinë e re është bashkuar, si emër, mirëpo funksionalisht jemi duke punuar qe t’i përfshijmë edhe në të gjithë sistemin funksional të ministrisë së jashtme, por edhe te përcaktojmë fushat e veprimit brenda ministrisë se jashtme. Fokusi ynë do të vazhdojë të jetë në tri pika: Mësimin e gjuhës shqipe, sjelljen e investimeve dhe tema ne te cilat ata mund te investojnë, pasi tashmë kemi një gjeneratë të dytë të mirë-arsimuar dhe integruar në diasporë dhe do të donim q Kosova t’i kthejë ata dhe të ndihmojnë në shtet-ndërtimin dhe formimin dhe në të gjitha prioritetet që kemi para vetes. Këtu do të mund të bëjmë shumë nëse kemi një bashkëpunim te sinqertë, gjë për të cilën qeveria e Kosovës është shumë e përkushtuar.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Përfundojnë punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir, 114 të vdekur

Lajmi tjetër

Kurz: Sëbashku me Macron dhe të tjerët do luftojmë “islamin politik”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM