Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin kanë diskutuar marrëdhëniet mes dy shteteve, shkruan Fol Drejt.
“Haradinaj ka vlerësuar lart marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ka shtuar se solidariteti i shprehur nga Kosova për ndihmë popullit turk pas termetit shkatërrues, është dëshmi për marrëdhëniet e sinqerta.”, shkruan në njoftimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Facebook.
“Duke e uruar z. Angılı për detyrën e re, vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve tona. Solidariteti i shprehur i Kosovës dhe gatishmëria për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit shkatërrues të cilin e përjetuan, është dëshmi për marrëdhëniet tona të sinqerta që kemi si dy shtete mike”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka falenderuar ambasadorin dhe shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën veçmas për pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës.
“Njëkohësisht, ambsadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën në proceset integruese, siç ishte rasti së fundmi në pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës por edhe në procese tjera integruese që na presin”, ka përfunduar Haradinaj. /FolDrejt/