Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në në Facebook.
“Me Kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamza, kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje”.
“Sot e takova në zyren e tij në Mitrovicë, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe e sigurova për mbështetjen time dhe të AAK-së për të gjitha projektet në dobi të qytetarëve të Mitrovicës”, ka shkruar Haradinaj.