Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, është takuar me senatorin amerikan, Thom Tillis, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë Haradinaj, gjatë këtij takimi, ai ia rikonfirmoi senatorit Tillis që Kosova është e fokusuar dhe e mishëruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këshillat e politikat që i sugjerohen Kosovës nga ta.
“Roli i ShBA-së në Kosovë është më i rëndësishmi, si për nga historia po ashtu edhe e ardhmja demokratike.
E falënderova Senatorin Tillis për përpjekjet e vazhdueshme të ShBA dhe përshkushtimin e tij personal që Kosova të funksionojë si shtet i lirë, sovran, demokratik dhe unik për nga vlerat. Kërkova nga Senatori Tillis të na mbështesë në anëtarësimim e Kosovës në NATO dhe në njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse.”, u shpreh tutje Haradinaj./FolDrejt/