Situata e krijuar pas krizës energjetike, e ka nxitur të parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, që ta kritikoj ashpër Qeverinë Kurti, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj e ka nxjerr fajtor Kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e udhëhequr nga ai, pasi që, sipas tij, ata nuk kanë ditur që ta menaxhojnë situatën e krijuar.
“Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e kundërshtonte me forcë investimin 1.2 miliardë dollarë për 500 megavatë energji, të çmimit deri në 86 euro për megavat, investim që do të hapte vende të punës dhe do ta kthente Kosovën në fuqi rajonale të energjisë?” – ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Ai i ka renditur një varg faktorësh, të cilët, sipas Haradinajt, nuk janë përfillur, prandaj sot ndodhemi në një situatë kritike.
Ky është statusi i tij i plotë:
Ku i kishin mendtë Kurti e VV
Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e kundërshtonte me forcë investimin 1.2 miliardë dollarë për 500 megavatë energji, të çmimit deri në 86 euro për megavat, investim që do të hapte vende të punës dhe do ta kthente Kosovën në fuqi rajonale të energjisë?
Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e refuzuan investimin amerikan, 200 milionë dollarë falas, të aprovuara nga Presidenti Biden për gazsjellësin Shkup – Prishtinë?
Ku i kishin mendtë Kurti e VV-ja gjatë verës që nuk u morën me KEK, KOSTT, KEDS e KESCO, për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, por e pritën dimrin e ftohtë?
Ku i ka sot mendtë Kurti e VV-ja, kur paguan deri në 620 euro për megavat nga tregjet e shteteve fqinje?
Kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? A e kanë meritu ata që e votuan VV-në dhe Kurtin? A ia kishin borxh Kurtit terrin dhe të ftohtit?
Për këtë dimër po e shohim, reduktime, terr, të ftohtë. Si do të jetë dimri i ardhshëm me këta njerëz e me këtë mendësi të tyre?
RH