Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi se derisa po fliste kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në foltoren e kuvendit, fjalës së tij i ka ndërhyrë ministri i Financave Hekuran Murati.
Kurti tha se i ndërhyri në fjalë, por nuk e ka fyer, ashtu siç tha Haradinaj.
“Ministri i Financave Hekuran Murati, i ndërhyri në fjalë Haradinajt, por nuk e ka fyer. Në momentin kur Haradinaj tha se prej vitit 2018 nuk janë rritur pagat, Murati tha se janë arritur pagat në vitin 2018. Dhe tash e sqaroj edhe vet që pagat janë rritur për 4 për qind, dëshironte një sqarim shtesë. E kuptoj që s’duhet t’i ndërhyjmë njëri-tjetrit, por ndërhyrja është dukuri në kuvend”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.