Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar shtetin e Ukrainës me rastin e Ditës së Pavarëisë, përcjell Fol Drejt.
Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, ndaj Kosova është rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë.
“Ukrainë, gëzuar Dita e Pavarësisë!
Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas.
Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngajshme, edhe urimet janë të përzemërta!
Ukrainë, urime Dita e Pavarësisë e me fitore të reja drejt lirisë së plotë!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/