Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka bërë thirrje anëtarëve të Qeverisë si dhe siç ka thënë ai “të gjithë atyre që e ndiejnë peshën e situatës” në Kosovë ta kryejnë veprimin e parë i cili ka të bëjë me shtyrjen e afatit për targat.
Veprimi i dytë sipas Haradinajt është gjithashtu një veprim i përbashkët duhet të jetë dialogu me serbët lokalë, u shpreh ai në Kuvendin e Kosovës.
Ai bëri thirrje edhe për bashkëpunim të qeverisë me opozitën pasi që situata në vend e kërkon këtë./FolDrejt/