Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin amerikan, Mike Rounds, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur Haradinaj, në takim kërkoi mbështetjen ndaj Kosovës në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO.
“Marrëdhënia bilaterale me ShBA-të dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje është avancuar falë angazhimit të miqve tanë.
Një nga ta është edhe Senatori Mike Rounds me të cilin zhvillova sot një takim pune në Washington. Roli i tij si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është ndihmesë e madhe në forcimin e mëtejmë në këto dy fusha me rëndësi për Kosovën.
Në takim kërkova mbështetjen e vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO! Po ashtu, ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik dhe afatgjatë.”, ka shkruar Haradinaj në facebook./FolDrejt/