Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e shtetndërtim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.
Gjatë takimit Haradinaj theksoi se kërkon mbështetjen e shtetit francez për Kosovën dhe proceset që gjenden para saj.
“Kërkova nga Ambasadori mbështetjen e tij dhe të Republikës Franceze për proceset në të cilat po kalon vendi ynë e veçanërisht në marrëveshjen ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, shpreh ai./FolDrejt/