Prince Harry ka sulmuar sërish familjen mbretërore. Ai ka deklaruar se familja e tij ishte shumë “e gatshme të gënjente për të mbrojtur” Princin William, por nuk arriti të kujdesej për të.
Traileri zyrtar për gjysmën e dytë të “Harry & Meghan” të Netflix tregon ciftin duke reflektuar mbi vendimin e tyre për të ikur në Kaliforni. Ata përshkruajnë largimin e avionit të tyre nga MB si një “fluturim i lirisë”, përcjell Fol Drejt.
Traileri vazhdon duke pohuar se familja mbretërore po “rekruton praktikisht njerëz” për të shpërndarë histori të rreme për çiftin.“Ata ishin të gatshëm të gënjenin për të mbrojtur vëllanë tim. Por kurrë nuk ishin të gatshëm të tregonin të vërtetën për ne,” thotë Harry. Klipi më pas tregon pamjet dhe fotot e Sussex-ëve dhe dy fëmijëve të tyre duke jetuar në Montecito. “Na dha një shans për të krijuar atë shtëpi që kishim dashur gjithmonë,” thotë Markle. “Gjithmonë jam ndjerë sikur kjo ishte një luftë për të cilën ia vlen të luftosh”, shton Harry.
Tre episodet e para të dokumentarëve u shfaqën premierë më 8 dhjetor. Tre të dytët do të transmetohen këtë të enjte, më 15 dhjetor. Pjesa e parë e ndoqi dyshen përgjatë miqësisë së tyre, e cila filloi pasi Harry pa Meghan në Instagram në 2016-ën.
Episodet e ardhshme do të trajtojnë grindjen shumëvjeçare të Harrit me William si dhe daljen e bujshme mbretërore të tij dhe Markle./FolDrejt/