Lojtari i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka thënë pas ndeshjes me Italinë se thyerja e rekordit të golashënuesit më të mirë të kombëtares do të thoshte shumë për të.
Skuadra e futbollit të Anglisë mposhti Italinë në Napoli 2:1 në derbin e xhiros së parë të kualifikimeve për EURO 2024. Ndeshja do të mbahet mend më gjatë nga Harry Kane, i cili shënoi gol nga pika e bardhë në minutën e 44-të dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares me 54 gola, transmeton Fol Drejt.