Sipas gazetarit sportiv, David Ornstein, futbollisti i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është gatshëm të vazhdojë kontratën me klubin londinez, raporton Fol Drejt.
“Harry Kane i hapur për të nënshkruar kontratë të re me Tottenham. Nuk ka dialog që nga vera 2021, por bisedime të planifikuara për pas dritares së janarit”, shkroi Ornstein në Twitter.
Ornstein shtoi se, nëse rrethanat janë të përshtatshme, 29-vjeçari do të vazhdojë kontratën e tij me klubin përtej vitit 2024. Prioriteti i sulmuesit është të ketë sukses me Tottenhamin. /FolDrejt/