Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse në Ukrainën lindore, pasi ka njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët si shtete të pavarura.
Teksa rusia është pozicionuar në terren, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se Putini është plotësisht i përgatitur për një pushtim në shkallë të gjerë, i cili mund të ndodhë në çdo moment.
“Ai është aq i gatshëm. Ne kemi thënë çdo ditë tani dhe sigurisht që është e mundur që sot të jetë ajo ditë”, thotë zyrtari.
Kur u pyet për trupat ruse që rrethojnë Ukrainën, zyrtari thotë se ato janë “gati për të shkuar”.
Përafërsisht 80% e forcave ruse janë pozicionuar që do të thotë se janë gati të pushtojnë nëse jepen urdhra, sipas vlerësimit të fundit të SHBA. Të hënën, rreth 40 deri në 50% e trupave thuhej se ishin në atë pozicion.
Ata janë të pajisur me gjithçka, nga tanket dhe artileria deri te fuqia ajrore dhe mbështetja detare.