Përparimi i forcave ruse është ngadalësuar në disa zona të Ukrainës, tha në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas BBC.
“Përparimi i Rusisë në drejtim të Kievit është ngadalësuar“.
Në Ukrainën lindore, forcat e mbrojtjes vazhdojnë të pengojnë ofensivën ruse në Donetsk , Slobozhansky dhe në Tavriya. Ata po mbrojnë qytetet e Kharkiv dhe Okhtyrka. Forcat ukrainase kanë penguar gjithashtu ofensivën ruse në Kryvyi Rih , Mykolayiv , Voznesensk dhe Novovorontsovka (rajoni Kherson).
Gjatë dy ditëve të fundit, avionët luftarakë ukrainas dhe njësitë raketore anti-ajrore kanë shkatërruar katër avionë sulmues Su-25 dhe dy helikopterë rusë.
Ritmi i ofensivës ruse është ngadalësuar./abcnews.al