Media më e madhe zvicerane NZZ dhe Global Health Security Index, kanë publikuar një hartë e cila tregon se cili vend është më i përgatituri për të luftuar pandeminë e re Covid-19, por jo vetëm. Harta tregon se vendi më i përgatitur është SHBA, ndjekur nga Britania e Madhe, Australia, Kanadaja dhe vendet nordike. Kurse vendet më pak të përgatitura janë vendet afrikane, Korea e Veriut dhe vendet të kapluara nga lufta civile si Jemeni, Somalia, Siria dhe Venecuela.
Por kur jemi te vendet ballkanike, përveç Kosovës, e cila nuk është futur në studim, vendi më pak i përgatitur shfaqet Maqedonia e Veriut e cila rënditet në vendin e 90. Shqipëria mban vendin e 39, Serbia të 41, kurse Mali i Zi dhe Bosnja në vendin e 68 dhe 79 respektivisht.
Harta e vendeve të përgatitura: me ngjyrë të kuqe vendet më të papërgatitura, të bardhat më të përgatitura. Zvicra në vendin e 13, Maqedonia në vendin e 90, poshtë gjithë vendeve ballkanike.
