Një gjykatës në shtetin amerikan të Floridës pranoi kërkesën e një burri që vrau një çift të martuar në vitin 2016 dhe më pas kafshoi copa mishi nga fytyra e viktimës, për t’u dërguar në një spital mendor për shkak të çmendurisë në vend që të gjykohej për vrasje.
Austin Harrouff, 25 vjeç, u deklarua i pafajshëm për vrasje të shkallës së parë dhe akuza të tjera në lidhje me vrasjet e John Stevens, 59 vjeç dhe gruas së tij, Michelle Mischon Stevens, 53 vjeç. Në vend të kësaj, ai u deklarua se ishte i çmendur.
Marrëveshja ndërmjet avokatëve mbrojtës të Harufit dhe prokurorëve para gjykatës në Stewart, iu shmang gjykimit, i cili duhej të fillonte sot dhe të zgjaste tre javë.
Harouf do të angazhohet në një spital mendor të sigurisë së lartë derisa mjekët dhe gjyqtarët të përcaktojnë se ai nuk është më i rrezikshëm.
Nëse gjyqi do të kishte filluar, Harouf mund të përballej me burgim të përjetshëm.
Haruf i zgjodhi viktimat e tij në mënyrë arbitrare dhe i vrau në garazhin e tyre. Ai plagosi rëndë edhe fqinjin e tyre i cili u përpoq t’i ndihmonte.
Gjyqi i ish-studentit të Universitetit Shtetëror të Floridës u vonua për shkak të pandemisë Covid-19 dhe shërimit të Harrouff nga lëndimet kërcënuese për jetën e shkaktuar nga gëlltitja e një kimikati gjatë krimit.
Harouf pretendoi se po ikte nga demonët kur ndodhi sulmi./FolDrejt/