Shumë banorë të Hasanbegut kanë dalë në qendër të fshatit, sepse janë rrahur disa të rinj.
Sipas informacioneve të para jo zyrtare Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson për një incident në lagjen Hasanbeg të Shkupit që ka ndodhur para pak kohës, raporton gazetari i Zhurnal.mk nga lagja vendngjarja.
Sipas dëshmitarëve nga kjo lagje, mësohet se deri tek incidenti ka ardhur në momentin kur një person i moshës së re ka dalur në obor për të hedhur mbeturina dhe është kapur nga tre persona të njësisë speciale.
Më pas ai është rrahur para derës dhe është arrestuar ku pastaj banorët e revoltuar kanë dalë në rrugë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës së ushtruar ndaj banorit të Hasanbegut emër i njohur për redaksinë.
Pas 40 minutave që ka ndodhur rasti, ai është kthyer në shtëpi ndërsa mësohet nga vendngjarja se turma e njerëzve ka nisur të shpërndahet.
Ndërkohë që edhe kryetari i Bashkësisë lokale në Hasanbeg thekson se ora policore respektohet në masë të madhe dhe deri tash nuk ka pasur asnjë problem.
“Unë isha në shtëpi dhe më telefonuan se kemi problem dhe shkova se ishin arestuar dy të rinjë te shtëpia e tyre, kur arrita afër policia ishte ndaluar dhe të shoh cfarë është puna, këshilltari Berati ishte arrestuar dhe e maltretonin dhe unë nxora dokumentin se kam leje e më larguan, mendoj se Hasanbegu respekton orën policore dhe nuk e di cfarë ndodhi, sa më qetë policia të sillet sepse unë natën eci bëj xhiro nuk shoh ndonjë shkelje, deri më sot nuk ka pasur asnjë rast tjetër, vendosja e policave të shtrira është punë e mirë se rrugë kryesore dhe e frekuentuar ne i kemi vendosur se kalojnë 5-6 fshatra”, kështu është shprehur kryetari i Bashkësisë lokale.