Edhepse fitore e hidhur, presidenti Rexhep Taip Erdogan ka arritur të marrë si koalicion 52 përqind të votave, kurse vetëm partia e tij AKP 44 përqind të votave. Për këtë shumë liderë botërorë e kanë uruar, mes tjerash edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti Hashim Thaçi, përcjell foldrejt.com.
Liderët tjerë që e kanë uruar janë edhe Vladimir Putin i Rusisë, Presidenti i Azerbejxhanit Ilham Aliyev, presidenti serb Aleksandër Vuciq, Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas, presidenti i Bosnjës Bakir Izetbegovic, si dhe presidenti i Pakistanit Imran Khan, informon Daily Sabah.