“Gjithçka tregon se shpërthimi ishte një aksident”, tha presidenti kuban Miguel Diaz-Canel në një fjalim televiziv.
Të paktën 22 persona humbën jetën në një shpërthim të fuqishëm në hotelin Saratoga në qendër të Havanës dhe më shumë se 70 persona u plagosën, njoftoi sot televizioni shtetëror kuban.
Zyrtarët kubanë thanë se rezultatet e para të hetimit tregojnë se shkaku i shpërthimit të djeshëm ishte një rrjedhje gazi, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.