Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në ditën e dytë të vizitës në Këshillin e Evropës, tha se ka adresuar veprimet që ka ndërmarrë Kosova kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton Fol Drejt.
“Në ditën e dytë të vizitës në Këshillin e Evropës, adresuam veprimet që ka ndërmarrë për adresimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. I njoftova përfaqësuesit nga CEPEJ dhe mekanizmit kundër krimit ekonomik për iniciativat e ndëemarra me theks, Ligjin për Byronë për konfisikimin e pasurisë së pajusfikueshme, Ligjin për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit, ndryshimet në ligjin për PSRK me qëllim të themelimit të njësitit të veçantë kundër korrupsionit dhe ekipit të përbashkët të hetimeve dhe nismat tjera që ndërlidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ajo theksoi se Kosova ka ndërmarre hapa të duhur dhe serioz për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por shtoi se ka shumë punë në fuqizim të institicioneve që merren me adresimin e këtyre rasteve dhe për këtë do të ketë ndihmën e partnerëve siç është edhe KE. /FolDrejt/