Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur në Kuvend për gjendjen pandemike në vend.
Ai i është lutur kolegëve të tij që të mos tallen me situatë.
“Të nderuar kolegë, po iu lus mos u tallni me situatën, përveç që qeveria është treguar e ngathët, jo serioze dhe nuk ka qenë efektive në marrjen e veprimeve të duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, u shprëh ai.
Tutje, ai pyeti se cila është relevanca e amandamenteve për maskat të Vjosa Osmani.
“Cila është relevanca e amandamenteve për maskat të Vjosa Osmani, para dy vitesh, për situatën pandemike sot. Cila është relevanca e propozimit të ligjit të presidentes që është votuar nga PDK-ja. Vjosa Osmani e ka sjellur një propozim me dy nene, ndërsa ai ligj sot i ka 30 nene, që ekspertët e PDK-së e kanë hartuar dhe ne kemi vendosur që të jetë e përbashkët e komisionit”, tha ai.