Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur sot në Kuvendin e Kosovës duke iu përgjigjur opozitës rreth akuzave për papërgjegjshmëri, sidomos rreth situatës së krijuar së fundmi me Serbinë.
Ajo iu drejtua opozitës duke i thënë se duhet të jenë të bashkuar kundrejt Serbisë, pavarësisht dallimeve që mund t’i kenë ideologjikisht, transmeton Fol Drejt.
Haxhiu tha se në fakt nga ata që po akuzohen sot, jan pikërisht udhëheqësit që nuk i thanë kurrë jo Vuçiqit.
“Vuçiqit gjithmonë i keni thënë po”, u shpreh ajo./FolDrejt/