Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i shfuqizojë masat kufizuese antiCOVID, transmeton Fol Drejt.
Sipas Haxhiut, masat kanë qenë joefektive.
“Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive. Çfarë masa janë këto, kur personat e diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?! Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas tij, ai ka thënë se “Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos”.
“Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit. Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekshmëria nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal. Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale”, thotë ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa kufizuese kundër coronavirusit më datën 21 janar, këto masa pritet të ndryshohen gjatë ditës së sotme. Ndërkaq, në vend ka vazhduar rritja e rasteve të reja me coronavirus. /FolDrejt/