Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar mungesën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut, në seancën e sotme për t’iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare.
Haxhiu duke përmendur opozitarizmin e dikurshëm të kryeministrit Kurti, që kërkonte përgjigje nga ministrat për pyetjet e deputetëve, ka kërkuar që edhe tash, kryeministri Kurti “t’ua ngrehë veshin ministrave” që t’u përgjigjen pyetjeve parlamentare./FolDrejt/