Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se sot është një ditë e veçantë për Kosovën.
Kjo pasi Kuvendi i Kosovës votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Për këtë Haxhiu u shpreh edhe përmes një postimi në Facebook:
“Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës.
Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar.
Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë!
Megjithatë, falënderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve”./FolDrejt/