Pas dënimeve të shqiptuara ndaj dy të akuzuarve për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Marigona nga sot do të kujtohet si shpresa për drejtësi.
“Marigona dhunshëm u nda nga jeta, në moshë tejet të re, pa pasur mundësi të shohë perspektivën e jetës e ëndrrat të cilat nuk arriti t’i jetësonte.
Marigona do të mbetet në kujtimet e të gjithë neve, me dhimbjen për ndarjen e saj nga kjo botë dhe mizorinë të cilën e përjetoi.”, u shpreh ministrja Haxhiu.
“Marigona nga sot do të kujtohet edhe si shpresa për të gjitha gratë viktima të dhunës e vrasjeve të cilat presin përgjigjet më profesionale nga sistemi i drejtësisë në vend. Si shpresa për drejtësi.”, shtoi Haxhiu më tej./FolDrejt/
Ministrja Haxhiu pas dënimit ndaj Krivaqës e Sejdiut: Gjykim i drejtë për krimin mizor